Report TV - Manastirliu: Vaksinim derë më derë për çdo fëmijë, kontroll në institucionet arsimore!

Report TV 2019-09-02

Views 0

?Plan masash për vaksinimin derë më derë dhe kontroll rigoroz në çdo institucion arsimor, publik apo privat për kartelat e vaksinimit?. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot strukturat vendore të shëndetësisë për planin e masave në terren për forcimin e mbulesës vaksinale, në mënyrë që vaksinimi të shkojë te çdo fëmijë.

?Ne kemi një mbulesë vaksinale mbi 95% por kjo nuk do të thotë që të mos merren masa për të ruajtur dhe ta përmirësuar atë, ndaj do të nisim një aksion të detajuar në terren që vaksinimi të mbërrijë te çdo fëmijë?, tha Manastirliu.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se, nga sot do të nisë një verifikim i imtësishëm në çdo strukturë arsimore, për kartelat e vaksinimit.

?Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin rigoroz të kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private ?, tha Manastirliu.

Sipas Urdhrit të Ministres, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të pasur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet, sipas ligjit.

Manastirliu lajmëroi edhe futjen e një vaksine të re, atë të Rotavirusit, e cila ka një kosto të lartë dhe është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prekin traktin intestinal, ndër sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët.

?Pas rekomandimeve të Këshillit Kombëtar të Vaksinimit dhe Komitetit të Ekspertëve, kemi rishikuar kalendarin e vaksinimit. Një vaksinë e re, Rotavirusi, do t?i shtohet kalendarit të vaksinimi duke filluar nga 1 Tetori, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Europian?, tha Manastirliu.

Share This Video


Download

  
Report form