#rtvora
Partia Demokratike e nisi shtatorin me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Deputeti Ervin Salianji tha se Kajmaku i njohur me emrin Jorgo Toto, provohet se është i dënuar në Greqi, ndërsa sipas tij Kryeministri po e mbron atë me kodin mafioz të heshtjes.
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se ai po e mbron të zgjedhurin e tij, me kodin mafioz të heshtjes.
Ervin Salianji: "Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Partia Demokratike provoi gjithashtu se foto e pasaportës me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku.
Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit. Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-rama-hesht-kajmakun-ndajne-bashk-miliona-euro-publike-tendera
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz