TIRANE-Fondacioni ?Down Syndrome Albania? protestoi pasditen e sotme para parlamentit në nisje të seancës plenare, që shënoi edhe sesionin e ri pas rikthimit të deputetëve nga pushimet. Protesta e fondacionit ishte kundër gjuhës së përdorur nga deputeti i djathtë Myslim Murrizi gjatë debatit me një komentues në rrjetet sociale. Murrizi e cilësoi një qytetar si 'Down' gjatë debatit duke sjellë reagimin e fondacionit. Në protestë ishin persona me sindromën Down dhe familjarë të tyre.
"Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre" thuhej në reagimin e ?Down Syndrome Albania? pak ditë më parë, ndërsa sot protestuan para parlamentit. Ndërkohë që deputeti Murrizi i zgjedhur në Lushnje në zgjedhjet e 2017 dhe që u përjashtua nga Basha, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, ende nuk ka reaguar.