100 punonjes policie nen verifikim per vrasjen e Santjago Malkos

RTV KLAN 2019-09-03

Views 1

Nxjerra e të dhënave nga sistemi TIMS mbi Santjago Malkon që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë, ka shkaktuar furtunë në Policinë e Shtetit.

Drejtoria e Standardeve ka nisur verifikimin për më shumë se 100 punonjës policie që janë identifikuar përmes përdorimit të një passëordi të veçantë pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin.

Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar. Drejtuesit e policisë kanë dyshime se fotoja që ka dalë nga sistemi TIMS është bërë edhe publike në media.

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cënuar figurën e viktimës. Vrasja e Santjago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 Gushtit në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet. 26-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij BMW X5, ndërsa atentatorët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Hetuesit nuk kanë ende një autor të dyshuar për ngjarjen. Hetimet janë përqëndruar në disa pista, por dy më kryesoret janë ato të prishjes së pazareve të drogës dhe ajo e hakmarrjes.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form