RTV Ora - Kandidati i presidentit për kreun e KLSH, Petraq Milo, del para komisionit të ekonomisë

Ora News Lajme 2019-09-04

Views 0

#rtvora
Komisioni i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milon.

Opozita e re votoi pro kandidaturës së Milos, por u hodh poshtë nga mazhoranca.

Gjatë fjalës së tij para Komisionit, Milo tha se gjatë periudhës që ka punuar në Bankën e Shqipërisë ka qenë model bashkëpunimi për çdo qeveri, duke shtuar se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim politik.

Petraq Milo: "Sa për dijeni të Komisionit që në punën time në Bankën e Shqipërisë isha model për të qenë bashkëpunues për çdo lloj qeverie. Nuk kam pasur asnjë qëndrim politik në punën time në Bankën e Shqipërisë, në mënyrë absolute jo. Dhe ne këtë duhet të kërkojmë, integritetin e njerëzve. Çfarë kanë njerëzit në mendje është e drejta e tyre."

Meta vendosi t?i propozojë Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të KLSH, Petraq Milon pas rrëzimit edhe të dy kandidaturave të tjera, Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit nga mazhoranca.

Kush është Petraq Milo?

Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha për gati 8 vite.

Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca më 17 korrik thuhet se nuk gjendet një kandidat më i përshtatshëm për kreun e KLSH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-seanca-degjimore-kandidatin-e-klsh-petraq-milon

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form