Report TV - '13 tetori ende në fuqi, Meta: Nuk mbaj përgjegjësi për krizën!

Report TV 2019-09-09

Views 0

Gjykimi më i mirë që mund t'i bëhet dekreteve të tij, është gjykimi me votë. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta para komisionit hetimor, duke thënë se dekreti i 13 tetorit për mbajtjen e tre zgjedhjeve në një ditë, është ende në fuqi. Kreu i shtetit tha se qytetarët shqiptarë mund të zgjedhin me votë, parlamentin e rij, kryebashkiakët e rinj, por edhe vetë presidentin. I pyetur nga deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, nëse do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dekretet e tij, atë të anulimit të 30 qershorit, dhe dekretimin e 13 tetorit, Meta tha se nuk ka përse ta ndërmarrë këtë veprim pasi është shumë i qartë për firmën që ka vendosur në dekret.

Meta tha se shpresat për të dalë nga kjo krizë e thellë politike është ende 13 tetori, edhe pse në fakt, të gjitha afatet ligjore për regjistrimin e partive në zgjedhje dhe përgatitjen e procesit zgjedhor nga KQZ, kanë përfunduar. Meta hodhi edhe disa kritika ndaj ambasadorëve në Shqipëri, kur tha se të gjithë flasin në emër të popullit shqiptar, por se institucioni më i përgjegjshëm sipas tij që ka menduar për interesin kombëtar, është Presidenca.

Share This Video


Download

  
Report form