RTV Ora - Fino e akuzon si President të njëanshëm, Meta Ju keni qenë i preferuari im

Ora News Lajme 2019-09-09

Views 0

#rtvora
Në komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta pati dhe një përballje me një ish-koleg të vjetër të tij nga PS, Bashkim Finon.

Teksa Fino në konstatimet e tij iu referua Kreu të Shtetit si palë me opozitën për zhdekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, Meta sqarimin e tij e nisi me një çështje personale me Finon.

Konkretisht me një deklaratë të deputetit socialist në Komisionin e Ligjeve ku u rrëzua dekreti i Metës për ligjin e qeverisjes vendore, ku Fino është shprehur se Presidenti e ka personale me të.

Bashkim Fino: Keni qenë presidenti i palshëm, i shtytë se nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk duan zgjedhjet, çfarë do të bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do ti shtyni? Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën dhe prapë nuk do të vinë. Ne i bëmë një palë zgjedhje. Si do të dilni mbi palët? Nëse qeveria do të merrte vendim për shkarkimin e Presidentit, do ta zbatonit këtë vendim?

Ilir Meta: Keni një përceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju nisur nga rasti i fundit, nga mediat. Dua të siguroj se nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë. Përkundrazi, ju gjithmonë keni qenë i preferuar nga ana ime.

Në vijim Presidenti sqaroi se edhe kur ka qenë palë si kryetar kuvendi apo si kryetar partie gjatë qeverisjes me PS, ai ka ditur të dalë mbi palët dhe si shembull solli miratimin e reformës në drejtësi.
Ilir Meta: Edhe kur kam qenë palë, kur kam qenë kryetar parlamenti dhe kryetar i një partie që ka qenë koalicion me ju, për çështje madhore kam qendruar mbi palët, shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi dhe votimi me 140 vota që kurrë nuk do të ndodhte nëse unë nuk do të kisha qenë mbi palët.

Ishte e vetmja mënyrë që BE të merrte rekomandimin për hapjen e negociatave, që kam frikë se me gjithë këto diskutime për zgjedhjet do të mbetet kështu rekomandim për një kohë të gjatë. Do të vazhdoj të jem mbi palët. Për të gjithë ata që kanë një paragjykim se unë mund ti shërbej një pale, kam vetëm një pyetje: Përse nuk mu kërkua mua meqë paskam pasur lidhje me një palë të caktuar që të luaja një rol që opozita të mos dorëzonte mandatet apo të më jepej kohë për të luajtur rolin tim si President në mënyrë që të mos kishim këtë përshkallëzim të konfliktit në vend siç ndodhi?

Pse duhej nxituar aq shumë për zëvendësime në bllok që kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk e parashikon asnjë akt ligjor i Republikës së Shqipërisë të 60 deputetëve kur edhe për një deputet të vetëm lejohet të paktën 30 ditë kohë për tu shqyrtuar me përgjegjshmëri zëvendësimi i këtij deputeti. Unë në këtë detyrë kam qenë, jam dhe do të jem vetëm në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë mbi të cilën kam vënë dorë, të interesit kombëtar, interesit publik dhe interesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Bashkim Fino: Të gjithë njerëzit me tam-tame i lanë mandatet dhe ikën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fino-e-akuzon-si-president-te-njeanshem-meta-ju-keni-qene-i-prefer...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS