Mashtrimi me TVSH-në/ Prokuroria: Administratorët punonin magazinierë, i përfshirë edhe një italian

Report TV 2019-09-09

Views 0

TIRANE-Report Tv siguron 9 faktet me të cilat ka dalë prokuroria në përfundim për skemën e evazionit me TVSH-në në mbi 4 milionë euro. Gazetari Report Tv Arsen Rusta ka siguruar provat e organit të akuzës. Hetimet janë hapur pasi skema dyshohet se ka të përfshira 50 subjekte nga të cilat 35 janë ende në hetim. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv në hetim për skemën e evazionit është edhe një shtetas italian me inicialet R.T.

Prokuroria ka sekuestruar të gjitha raportet e kontrollit nga tatimet ndër vite në 5 subjektet fiktive. Nga faktet rezulton se këto kompani nuk kishin para për shitblerjet që bënin, nuk kishin adresa, nuk mbanin bilance, por nuk kishin as mundësi financiare dhe fuqi punëtore. Madje, në prova theksohen edhe dyshimet për administratorët fiktivë si në rastin e Drilon Baretit, i cili nga bojaxhi u bë biznesmen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS