#rtvora
I vënë nën akuzë nga Partia Demokratike, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani mohoi edhe njëherë të jetë dënuar apo ndaluar.
Mark Babani: Nuk kam qenë i dënuar , nuk i kam bërë 24 orë burg. Asnjë gjobë 100 euroshe për 25 vjet që udhëtoj në gjithë Europën nuk e kam marrë. Jam munduar gjjthë jetën të jem familjari model dhe shqiptari model, i tillë jam.
Babani i rikthye pas në kohë, kur tha se edhe ideja e kandidimit nën siglën e PS-së për kryetar të kësaj bashkie ka ardhur si nevojë dhe kërkesë e banorëve të zonës.
Mark Babani: 6 muaj e gjithë zona mu lut që të jem kandidat i PS. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar partie, nuk kam pas parti. Meqë grupimi që më thirri ishin persona të ndershëm dhe me dinjitet që e donin ndryshimin në vendin tonë.E kam pranuar pas 6 muajsh ofertën, kam qenë kandidat që kam dalë për hatër të zonës time dhe për hatër të këtyre njerëzve me pas një ndryshim. Kam dalë me tre objektiva. Objektivi i bujqësisë së nënkontraktuar, me pas një agrobiznes të modelit europian që ti shërbejë zonë sonë dhe pjesa e turizmit, kemi një nga liqenet më të bukur në Europë, sot është i shkretuar dhe nuk kemi asnjë të ardhur prej tij. Zona e Laçit-Vau Dejësit është ndër zonat më të varfra që mund të ketë Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mark-babani-une-familjari-dhe-shqiptari-model-zona-mu-lut-6-muaj-te-kandidoj-ps
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz