Një Bibliotekë Kombëtare ka si funksion kryesor mbledhjen e letërsisë së kombit brenda edhe jashtë vendit. Në të përfshihen vepra të rralla, të vlefshme edhe shumë të rëndësishme për kombin. Ky është edhe një nga prioritetet që drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha ka për këtë institucion, i cili sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë fond shtesë, përveçse atij të mbijetesës. Studiuesi, përkthyesi dhe publicisti Piro Misha rrëfen në një intervistë për kamerën e ?ReportTV?jo vetëm arsyet se përse vendosi që t?i thotë:Po propozimit për ta drejtuar këtë institucion, por edhe kushtet në të cilat e ka gjetur.
?Është një vendim që e mora pas shumë hezitimeve. Kur problemet i sheh nga afër kupton, që gjendja është mjaft dramatike. Nuk është problemi vetëm i zjarrit apo përmbytjes, që bie në sy. Për fat të keq, nuk shihet, gjëja reale është mungesa e hapësirës. Në çdo vend të botës Bibliotekat Kombëtare janë simbolet kryesore kombëtare. Është kujtesa kombëtare, vendi ku ruhet një pjesë e madhe e asaj që quhet trashëgimia kombëtare. Është një punë e bërë nga breza të tërë, që nga Mit?hat Frashëri e deri tek drejtuesit e fundit për të plotësuar një koleksion, për çdo gjë që është në gjuhën shqipe. Është një institucion unikal në Shqipëri. Për fat të keq mjaftojnë hapësirat që janë këtu, vendi që është krijuar këtu, gabimi që është bërë, duke u dhënë hapësira nga biblioteka lokaleve edhe kafeneve, në rastin më të vogël janë papërgjegjshmëri, në rastin më të madh mund të konsiderohen edhe krime. Nuk mund të përfytyrohen që BK të katandiset kështu. Ajo që më bëri të pranoj, është një sfidë e rëndësishme, se unë kam një jetë që merrem me librin edhe vend më të rëndësishëm se BK për librin, tempull më të rëndësishëm, nuk ka. Do të përpiqem në këtë periudhë të jetës sime profesionale, ambicia të lë një gjurmë për mirë në BK", shprehet Misha.