Meta kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit: Rruga që ai vendosi duhet mbrojtur

Report TV 2019-09-12

Views 1

Si sot 21-vjet më parë u vra heroi i Demokracisë Azem Hajdari. Për të nderuar figurën e politikanit të shquar të pluralizmit shqiptar, Presidenti Meta ka vendosur një kurorë me lule pranë memorialit të Azem Hajdarit pranë ish-selisë së PD në Tiranë.

Meta ka deklaruar se Hajdari e vendosi vendin në rrugën e zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik. Më pas Meta ka thënë se këtë rrugë duhet ta mbrojmë me çdo çmim.

"Meta: Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. E vendosi vendin tonë në rrugën e duhur. Pluralizmit politike dhe zgjedhjeve te lira të ndershme që janë kollona e çdo sistemi politik dhe që duhen mbrojtur natë e ditë dhe me çdo çmim" tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form