Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh se sistemi aktual zgjedhor duhet të ndryshohet dhe jo të riparohet. "Nga njëra anë thoni se ata që ishin këtu nuk donin të votonin për emigrantët, nga ana tjetër u thoni hajdeni, po për cfarë i doni? Ju jeni hipokrit. Ne themi hajdeni të votojmë atë që doni ju, ju thoni duam ata. Sistemi është kancer. Ne duhet të ndryshojmë sistemin bastard të 2008" tha ai.