#rtvora
Banka e Shqipërisë ka prezantuar serinë e re të Kartëmonedhave Shqiptare.
Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.
Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara. Kjo i jep kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.
Gjatë ceremonisë së Prezantimit, Guvernatori Gent Sejko tha se prerjet e reja do hidhen gradualisht në qarkullim dhe do të jenë në përdorim bashkë me kartëmonedhat e vjetra të përdorura deri tani.
Sejko: Duke uruar që kartëmonedhat e reja të mirëpriten nga publiku, ju prezantoj me pamjen e tyre. Kartëmonedha prej 10 000 do të hidhet në qarkullim vitin e ardhshëm, por procesi i dizenjimit nuk ka përfunduar, prandaj kemi preferuar të mos e shfaqim. Por tematika e kësaj kartëmonedhe është përcaktuar. Kjo kartëmonedhe do të jetë me himnin e flamurit shqiptar dhe me portretin e autorit të himnit, Azdreni.
Seria e re e kartëmonedhave shqiptare ruan të njëjtën tematikë me kartëmonedhat ekzistuese, si një tematikë e gjithëpranuar nga publiku, por duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim.
Ndërkohë, pamja e serisë së re përfaqëson evoluim dhe përmirësim të dizajnit të përgjithshëm dhe elementeve specifike të paraqitura në to, duke u kujdesur për një ekuilibër midis modernes dhe traditës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prezantohen-kartemonedhat-e-reja-shqiptare-ja-si-duken
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz