Report TV - PD nxjerr audio 'përgjimin' e Artan Lames Jemi në fushatë, në punë dhe të shtunën

Report TV 2019-09-16

Views 2

TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në një deklaratë nga selia e PD-së nxorri një audio-"përgjim" të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame me stafin e tij ku u kërkon punonjësve të angazhohen në fushatë për zgjedhjet duke harruar ditën e shtunë si ditë pushimi. Sipas kësaj bisede, Artan Lame i thotë stafit se janë dy muaj para zgjedhjeve dhe kërkon ndihmën e mbështetjen e tyre për legalizimet. Lame kërkon të punohet edhe ditën e shtunë gjatë kësaj periudhë zgjedhore, në të kundërt siç ai shprehet do të njoftojë ministra ose deputetë të sjellin në atë vend pune persona të tjerë. PD thotë se kjo është një provë për emërimet politike në administratë.

Më herët, Artan Lame pak ditë më parë tha se punonjësit në Agjencinë e Kadastrës do të rekrutohen me konkurs.

Deklarata e deputetes se PD

Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çfo qelizë të administratës shtetërore.

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër.

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t?u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.

Share This Video


Download

  
Report form