RTV Ora - Milot: Makina përplaset me trafikndarësen, vdes 13 vjeçarja dhe plagoset i ati

Ora News Lajme 2019-09-16

Views 0

#rtvora

Një 13-vjeçare humbi jetën pasi makina e drejtuar nga i ati doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen në Rrugën e Kombit. Aksidente u shënuan edhe në Burrel dhe Tiranë, ku një burrë në gjendje të dehur përplasi makinën e policisë.

Një vajzë vetëm 13-vjeçe humbi jetën në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit.

Ajo po udhëtonte me të atin 44 vjeçar, G.I, i cili pranë fshatit Gëziq humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

Siç tregojnë pamjet në video, përplasja ka qenë e fortë.

Vajza S.I, mori plagë të rënda dhe sipas informacioneve ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa i ati po trajtohet në spital dhe sipas burimeve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ekspertiza ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, por dyshimet janë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Më herët gjatë natës drejtuesi i një kamioni që udhëtonte nga Shkupi drejt Tiranës mbeti i plagosur pasi u detyrua të hidhet nga mjeti që doli nga rruga dhe u përmbys jashtë saj.

Aksidenti u shënua në aksin Burrel-Milot, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak u bë një parakalim i gabuar.

Ndërkaq në orët e pasdites së diele një aksident i rëndë ndodhi në aksin Peqin-Elbasan ku katër persona u plagosën nga përplasja e tri automjeteve, dy tip 'Benz' dhe një 'Mitsubishi'.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/makina-perplaset-me-borduren-anesore-ne-autostrade-plagoset-vajza-e-mitur-e-shoferit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form