Rama: Do marrë fund 'makthi' i çmimeve të larta, ja kur do të nisin punimet për Aeroportin e Vlorës

Report TV 2019-09-16

Views 1

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kantieri i punimeve për Aeroportin e Vlorës do të çelet në pranverën e vitit 2020. Teksa prezantoi disa detaje nga projekti, Rama tha se me ndërtimin e Aeroportit, për të cilin theksoi se nuk do të jetë vetëm turistik, do të hapen 1 mijë vende pune, si dhe do t'i japë fund "makthit" të çmimeve të larta".

"Pranverën e viti 2020 fillon puna në kantier. Me kompaninë tonë ajrore që dhe ajo mori kohën ë saj për t'u vënë në vijë dhe për të filluar fluturime. Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë. Duhet pak durim dhe kohë në planin afat-mesëm. Sistemi i çmimeve do të normalizohet, se me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësi", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form