Pse Salsano Rrapi nuk nxjerr foto të vajzave në rrjetet sociale?

RrezeDielliOfficial 2019-09-17

Views 8

Prezantuesi dhe aktori I mirënjohur Salsano Rrapi erdhi në studion e Rreze Dielli, në Report TV, në një rrëfim të sinqertë për profesionin, por edhe familjen.

Përtej karrierës së suksesshme si aktor, moderator, skenarist, Salsano është dhe një familjar i përkushtuar, babai i dy vajzave Margi dhe Amal, që janë fryt i një dashurie të gjatë me aktoren e mirënjohur dhe njëkohësisht kolegen e tij, Erjona Kakelin. Salsano është diskret me jetën e tij personale dhe nuk gjendet askund një foto e tij me dy vajzat. Pas insistimit të moderatorit Alban Musta, Salsano u shpreh se vajzat e tij i ngjanin mamasë së tyre, Erjonës. Asyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e zbuloi në Rreze Dielli:

?Është instiktive pse ne nuk duam t'i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren.?

Aktori shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që si ai, si nëna e fëmijëve të tij, Ejona Kakeli janë personazhe publikë:

?Vajzat janë ende të vogla. Dua që këtë zgjedhje ato ta vendosin kur të rriten nëse duan të dalin në postime ose jo. Ne jemi personazhë publikë dhe ky fakt mund të ndikojë tek ato në të ardhmen.?
m.v./Shqiptarja.com

Share This Video


Download

  
Report form