VLORE-Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë ku prezantoi projektin e aeroportit. Banorët e fshatit Akërni ndajnë opinione të ndryshme për projektin e aeroportit te Vlorës. Ata presin që të ndryshojë tërësisht jeta e banorëve jo vetëm të njësisë administrative Novoselë,Vlorës, por dhe mbarë rajonit të jugut të Shqipërisë.
"Të bëhet sa më mirë dhe sa më shpejt. Kjo është gjëja më e mirë. A ka mundësi të bëhet sa më shpejt. Të gjithë njerëzit e presin edhe rrugën edhe atë. Do të rregullohet popullsia dhe njerëzit në punë. Do të rregullohet shkolla, ambulanca, etj. Do të bëhet investim i madh. Kemi shumë besim" thonë banorët për Report Tv.
Por gjurmët e aeroportit të Akërnisë janë shumë më të hershme. Por Vlora ka hyrë në historinë e fluturimeve në Shqipëri në 1914 kur u Pushtua nga italianët. Ata ngritën një kamp aviacioni për qëllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.
Në vitet ?30 -?40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.
Sa i përket Vlorës, në vitet ?40, nga aeroporti i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për person, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari.