http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në prag të lidhjes së kontratës mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë që do të kryejë kolaudimin e pompave të naftës, autoriteti i Konkurrencës ka disa sugjerime për ministrinë si autoritet kontraktues.Në një vendim të fundit te ky autoritet nga i cili duhet të merret miratimi, për cdo koncesion që operon në kushtet e ekskluzivitet, thuhet se çmimet për këtë shërbim nuk do të ndryshojnë nga ato që aplikohen aktualisht.Por në rast ndryshimi koncesionari duhet ti argumentojë ato pranë Ministrisë së Financave si dhe të kërkojë miratimin edhe të konkurrencës.Ndryshimet e tarifave të shërbimit duhet të jenë të argumentuara, të bazuara në një metodologji të përllogaritjes së tyre, dhe të jenë tarifa të orientuara drejt kostos.-thuhet në vendimin e konkurrencës.Ky sugjerim argumentohet me faktin se e drejta e dhënë është e drejtë ekskluzive e kompanisë, për rrjedhojë tregu nuk ka alternativa zgjedhjeje.Autoriteti i kërkon ministrisë që të hartojë një metodologji për vendosjen e përqindjes së matësve me probleme, duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin ligjor të konkurrencës.Kontrolli pompave të naftës aktualisht është shërbim shtetërorë. Por qeveria vendosi t?ia kalojë privatit.Procedura e ndjekur ka patur kontestimet të forta nga kompanitë pjesëmarrëse në garë.Rreziku i këtij koncesioni është ndryshimi i tarifave në të ardhmen, çka për rrjedhojë operatoret e tregut në fushën e hidrokarbureve do ta reflektonin në çmimin final të naftës dhe benzinës që paguajnë qytetarët.