#rtvora
Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Ju Flet Moska?, moderatori Kastritot Myftaraj në RTV Ora trajtoi temën ?Zgjedhjet në Kosovë: Kush nënshkruan me Serbinë "tokë për njohje".
Sipas parashikimit të Myftarajt meqenëse Serbia arriti ta bëjë njohjen e Kosovës një kartë të fortë ka mundësi që të shpëtojnë pa shkëmbim territoresh. Pra Serbia i merr Kosovës pjesën veriore ndërsa në këmbim e njeh atë.
Kastriot Myftaraj: Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë u sajuan nga ndërkombëtarët në atë mënyrë që të krijohet ekipi i ri që do të negociojë dhe nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të finalizohet me njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur dhe domosdoshmërisht me marrëveshjen për saktësimin e kufijve. Veriu i Kosovës është i shkëputur nga shteti i Kosovës. Nuk kanë kufij të qartë dhe kjo anomali do të rregullohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ekipi që do të dalë nga këto zgjedhje, kam parasysh kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme që bashkë me Presidentin Thaçi formojnë treshen negociatore, por edhe nënshkruese e marrëveshjes.
Në Kosovë me Kushtetutë, presidenti udhëheq politikën e jashtme. Në Serbi nuk ka të papritura se nuk u mbajtën zgjedhje të parakohshme. Në Serbi do të jetë si palë e bisedimeve në nënshkrimin e marrëveshjeve presidenti Vuçiç, kryeministrja Bernabiç dhe ministri i jashtëm Daçiç. Mendoj se marrëveshjen do ta nënshkruajë një kryeministër i ri që nuk është i përlyer në këto historitë e vjetra, me shumë mundësi do të jetë Albin Kurti, kurse Vjosa Osmani do të jetë Ministre e Punëve të Jashtme. Meqenëse Serbia arriti ta bëjë njohjen e Kosovës një kartë të fortë që po ja kërkojnë ndërkombëtarët ka mundësi që të shpëtojnë pa shkëmbim territoresh. Ajo të marrë pjesën veriore të Kosovës, në këmbim vetëm të njohjes së saj. Është një parashikim i imi që po e vë re nga ngjarjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-zgjedhjet-ne-kosove-kush-nenshkruan-me-serbine-toke-njohje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz