#rtvora
Furtuna në Kadastrën e Vlorës pas zbulimit të skandalit të mos zbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë për një pronë nuk ka të ndalur.
Drejtori i komanduar është larguar nga posti pas vetëm 10 ditësh në detyrë.
Burimet thonë se Nazeraj ishte një nga punonjësit e Kadastrës që ish-drejtori Florian Almadhi i kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash dhe ky fakt dyshohet se ka lidhje me largimin nga detyra.
Në vend të tij është emëruar Elona Hodaj, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Elona Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste politike në strukturat e Partisë Socialiste, si Kryetare e FRESSH-it, kandidate për deputete dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare.
Përgjatë dy javëve të fundit në Kadastrën e Vlorës u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.
Pas pushimit të tij nga detyra, Nazëraj kthehet në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike të Kadastrës së Vlorës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qendroi-vetem-10-dite-ne-detyre-shkarkohet-drejtori-i-kadastres-ne-vlore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz