Një ngjarje shokuese ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë, ku një shtyllë e tensionit të lartë është shembur nga era e fortë që ka 'pushtuar' zonën ditën e sotme.
Ndërkohë një shofer ka shpëtuar mrekullisht pasi kabulli i kësaj shtylle i ka rënë mbi makinë. Shoferi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa makina është prishur në pjesën e parme ku e ka kapur kabulli i tensionit të lartë.
Ndërkohë shembja e shtyllës ka lënë pa energji shumë banorë.