#rtvora
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora denoncoi mbrëmjen e sotme një rast mashtrimi. Skënder Kalbaj, brenda një dite humbi kursimet e gjithë jetës.
Denoncimi: I dhashë 65 mijë euro pa interes, më tha se do të mi kthente brenda vitit. Kur e pashë që po më shmangej shkuam dhe bëmë noterinë.Si përfundim unë u mashtrova përmes mikut tim që e njihja. Ja kam dhënë nga shkurti i 2007, mundi dhe gjithë jeta ime aty ka shkuar.
Por si ndodhi?
Në vitin 2008, një mik i Skënderit tha se njihte një investitor i cili po ndërtonte pallate dhe hotele në jug të vendit dhe për momentin i duheshin 65 mijë euro. Skënderi pasi takohet me Besnik Feimin, personi i cili e kërkonte këtë shumë, vendos ta ndihmojë.
Skënderi vendos ti japë gjithë kursimet e familjes, plot 65mijë euro pa interes, vetëm që Besimit mos t?i bllokohej puna. Nga ana tjetër mori garancinë se për 3 muaj do t?i ktheheshin lekët.
Jo 3 muaj, por kanë kaluar më shumë se 10 vite që lekët nuk iu kthyen, duke rënduar se tepërmi gjendjen shpirtërore dhe morale të Skënderit, i cili i humbi të gjitha lekët.
Qytetari e ka ndjekur çështjen edhe në rrugë ligjore, duke e kallëzuar në prokurori përsonin që i mori lekët. Në vitin 2017 u zhvillua seanca gjyqësore, por ka 2 vite që Skender Kalbaj nuk mund të njihet me vendimin e gjykatës.
Gazetarja e "BOOM" shkoi në gjykatë bashkë me qytetarin dhe tërhoqi vendimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-qytetari-bie-viktime-e-mashtrimit-i-zhvatin-65-mije-euro
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz