Tahiri komenton reagimin e ambasadës së SHBA: Nuk ka presion më të madh se ky ndaj gjykatës

Report TV 2019-09-21

Views 0

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka ndaj reagimeve që bënë ambasada e SHBA në Tiranë dhe ajo britanike, ku e quajtën shkurajues dënimin e tij për shpërdorim detyre përballë akuzave të rënda, tha se ky është presion i madh ndaj gjykatës.

"Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. E theksoj në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër për një vendim që nuk është zbardhur akoma", tha Tahiri.

I pyetur edhe një herë nga gazetarët për komentin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Tahiri tha: "Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj që të ekzistojë një presion mbi gjykatat më i madh se ky".

Share This Video


Download

  
Report form