Veliaj: Kushte më të mira edhe për fëmijët në periferi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-21

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Krahas përmirësimit të situatës me çerdhet dhe kopshtet në qytet, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përmirësimin e infrastrukturës edhe në zonat rurale. Erion Vliaj inspektoi punimet ne një shkolle te vjetër ne Vaqar e cila do te shërbejë si kopsht modern. Ai theksoi se ne ketë mandat fokusi do te jete ofrimi i shërbimeve edhe ne zonat periferike. Erion Veliaj: ?Mund të jemi në Bllok, mund të jemi diku në një nga lagjet më të mira të Tiranës, te Bregu i Lumit, ku prapë kemi kopshte shumë të mira, apo në Kodër-Kamëz, ku po mbaron kopshti i ri, por në fakt jemi në Vaqarr, çka sinjalizon një fillim të ri të punës për kopshte dhe çerdhe në zonat rurale. Fakti që 50-60 fëmijë janë këtu, do të thotë se 50-60 fëmijë janë më pak në turnet e dyta në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Kombinatit. Ndaj, e gjithë dëshira jonë është që këtë mandat të dytë të fokusojmë më shumë shërbimin në fshat. Duhet të shkojnë shërbimet aty ku janë njerëzit, kështu që ulim dyndjen dhe turnet e dyta në qytet? Ai theksoi, se këtë vit është rritur kërkesa e regjistrimit te fëmijëve ne çerdhet dhe kopshtet publike. Erion Veliaj: ?Është një kompliment i jashtëzakonshëm, pasi do të thotë se aq shumë kanë besim njerëzit te kopshtet dhe çerdhet publike. Kjo do të thotë se edhe ata që i kanë mundësitë, edhe për ata që kanë punë të mira apo që punojnë nëpër organizata ndërkombëtare apo nëpër ambasada, edhe për ata që ndoshta i kanë pasur më para në privat, arsyeja pse kërkojnë që t?i çojnë në shtet është sepse janë kushtet më të mira. As që nuk diskutohet fare krahasuar me çfarë gjetëm 5 vite më parë, ku binin tavanet dhe lagështira sundonte kudo, dhe ai myku jeshil vishte çdo dhomë; sot jemi në një situatë ku çdo fëmijë ka një skedë si është sjellë, çfarë ka ngrënë, çfarë ka konsumuar dhe sa kalori ka marrë për ditën Sipas kryebashkiakut te Tiranës ne institucionet e reja arsimore është bere detyrim edhe futja e parashkollorit.

Share This Video


Download

  
Report form