Tërmetet/ Xhaçka bën bilancin: 915 banesa të dëmtuara, 295 raste asistence mjekësore!

Report TV 2019-09-22

Views 1

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë bilancin për situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit dhe mbi 300 lëkundjeve të tjera që tronditën vendin që nga pasditja e djeshme. Si fillim, ministrja ka qetësuar të gjithë qytetarët duke theksuar se rreziku ka kaluar tashmë dhe të gjitha lëkundjen që pasuan pas tërmetit të së shtunës, kanë pasur trend në ulje.

915 familje janë prekur nga tërmeti, banesat e së cilëve janë dëmtuar, por ministrja ka vënë theksin së këto dëmtime janë modeste krahasuar me atë çka mund të kishte ndodhur për shkak se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm. Nga ana tjetër, janë realizuar 295 misione për t?ju ardhur në ndihmë banorëve edhe pse fatmirësisht, shprehet ministrja, në thuajse 100% të rasteve bëhej fjalë për lëndime jo të rënda. Ajo bëri të ditur se 1400 efektivë policie dhe 500 efektivë të FA në terren, e ndërsa janë ngritur në Tiranë 6 qendra pritëse dhe në Durrës 3

Share This Video


Download

  
Report form