Dashuria për njerëzit e një gjaku është gjithmonë e madhe por rrallë ndonjëherë dëgjojmë gjeste të cilat na lënë pa frymë dhe na japin frymëzim.
E tillë është edhe historia e dy motrave të cilat tashmë janë më të lidhura se kurrë me njëra-tjetrën. Pas një sëmundjeje te gjatë, motra i fal njërën nga veshkat motrës tjetër duke i shpëtuar jetën. E gjithë historia e rrallë do të rrëfehet ekskluzivisht nga dy motrat, Megi dhe Orjada Kola, në orën 10:00, ditën e nesërme (të hënën) në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv.
Historia është bërë e njohur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, një javë më parë, duke theksuar se i gjithë transplanti është bërë falas në spitalin shtetëror.