Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela, prezantoi kalendarin artistik përgjatë muajve shtator-dhjetor. Ajo rrëfen se nëse gjatë sezonit që lamë pas (janar-korrik 2019) në qendër të vëmendjes ishte opera, në këtë sezon të ri prioritet do të jetë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore me dy premiera; ?Lule të bukura ka Tirana? , kushtuar zërit simbol të muzikës së Shqipërisë së mesme, Merita Halili dhe premiera e dytë që do t?i kushtohet artistëve të Ansamblit të Këngëve edhe të Valleve Popullore, që nga krijimi i saj deri më sot.
?Para dy ditësh hapëm sezonin tonë artistik, që do të pasojë me shumë shfaqje. Në total janë 167 aktivitete. Në 6-mujorin e parë u dhamë prioritet shfaqjeve operistike, ?La boheme? dhe ?Il trovatore? edhe baletit modern në këtë sezon kemi vendosur, që t?i japim prioritet Ansamblit të Këngëve edhe Valleve me dy premiera, ?Lule të bukura ka Tirana? edhe njëkohësisht një tjetër premiere shumë të bukur, që i kushtohet orkestrës së Ansamblit të Këngëve edhe Valleve, që prej themelimit të saj, deri sot?, thotë drejtoresha e TKOB-së, Zana Çela.