Report TV - Plagoset me kallashnikov 53 vjeçari në Kavajë, arrestohet autori

Report TV 2019-09-24

Views 0

Një plagosje me breshëri kallashnikovi ka ndodhur në qytetin e Kavajës rreth orës 11:10. Burime për Report TV bëjnë me dije se i plagosuri është Rexhep Tare 53-vjeç ndërsa autori që tashmë është arrestuar nga policia quhet Fitim Baboçi 31-vjeç. Këtij të fundit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së vjetër, ku i plagosuri kishte një lokal të vogël dhe ka qenë duke ecur, ku autori Fitim Baboç ka hapur zjarr me breshëri ndaj tij. Kanë qenë dëshmitarët e rastit dhe të shoqëruarit në polici që kanë ndihmuar duke dhënë detaje për autorin i cili u kap vetëm disa metra larg vendit ku kreu krimin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht 53-vjeçarin e ka kapur vetëm një plumb dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori dhe i plagosuri kishin njohje me njëri tjetrin pasi ishin nga e njëjta zonë. Dyshimet e policisë janë se dy personat në fjalë kishin një konflikt të vjetër mes tyre dhe gjërat janë agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve për rreth si dhe është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe prite të marrë dëshmitë e familjarëve të personave të përfshirë në këtë konflikt me armë.

Share This Video


Download

  
Report form