‘Zaptimi’ në 'Rinas' / Bllokohen dyqanet e gruas së Gjin Gjonit në Rinas, nis verifikimet

Report TV 2019-09-27

Views 1

TIRANË- Merr një tjetër rrjedhë historia e paprecedentë e ?zaptimit? të hapësirave Duty Free në Aeroportin e Rinasit nga bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, me vendime arbitrare gjykatash, rinovim licence në mënyrë të dyshimtë, manovrave ligjore dhe letrave më natyrë shantazhuese, kundër vullnetit të kompanisë koncesionare TIA, pasi ka humbur tenderin për këtë aktivitet tregtar dhe në kushtet kur i mbaronte kontrata në 27 gusht 2019. Ndërsa konflikti mes gruas së Gjin Gjonit dhe kompanisë koncesionare TIA që menaxhon aeroportin, ka çuar në mbylljen Duty Free Shop për shitjen e mallrave pa taksa, në lëvizje janë vënë struktura të Ministrisë së Financave.

Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se auditi i brendshëm në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e veprimtarisë së degës doganore në Rinas (aeroport), e cila monitoron edhe veprimtarinë tregtare në hapësirën Duty Free të aeroportit. Po sipas burimeve mësohet se, gjatë verifikimeve, kontrolli i ministrisë ka konstatuar një sërë problematikash dhe shkeljes, ku për rrjedhojë janë propozuar disa masa administrative. Ndërkaq, Drejtoria Ligjore në Ministrinë e Financave po verifikon ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës së kompanisë së gruas së Gjin Gjonit, Elona Çaushi (Albania Duty Free Distribution), për të vijuar aktivitetin tregtar në Rinas, në një kohë kur tenderin për të ushtruar këtë për menaxhimin e së njëjtës hapësirë ?Duty Free? në aeroport për 5 vitet e ardhshme e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF). Verifikimet po kryhen nëse ka pasur apo jo shkelje në vendimin për rinovimin e licencës, çka ka thelluar më tej konfliktin mes gruas së Gjin Gjonit dhe kompanisë koncesionare TIA, e cila ka një kontratë me shtetin shqiptar për menaxhimin e Aeroportit të Rinasit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS