Kokaina në Durrës/ Krimet e Rënda nën hetim zyrtarë të Portit e Policisë Kufitare

Report TV 2019-09-28

Views 1

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron grupin e personave që mund të kenë gisht në trafikimin e kokainës, apo që kanë favorizuar për kalimin e lëndës narkotike në port. Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Report Tv se nën hetim janë vënë një numër i lartë të zyrtarëve të Portit të Durrësit, të Doganës e të Policisë Kufitare. Emrat e tyre nuk bëhen me dije për shkak të hetimit, ndërsa burimet sqaruan se po verifikohen lëvizjet e të gjithë atyre personave që kanë kryer hyrje-dalje në Port, e që nuk kanë qenë të autorizuar për të hyrë në brendësi të tij. Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në Port.

Për sekuestrimin e 137 kg kokainë të sekuestruar nga autoritetet shqiptare e ato greke, këtë të shtunë, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën e arrestimit me burg për biznesmenin durrsak, Gentian Malindin. Për të policia e prokuroria kanë dyshime se është njëri prej porositësve të lëndës narkotike. Ndërsa të premten, gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, punonjësit të sigurisë në Portin e Durrësi, Ardian Bega dhe për Altin Mislihakan, pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit

Share This Video


Download

  
Report form