TIRANË - Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf e quajti vendimin e Bundestagut gjerman një shenjë që aprovon se Shqipëria duhet të pranohet në BE. Zingraf tha se kushtet ishin të artikuluara edhe më parë dhe nuk ka asnjë kusht të ri, ndërsa theksoi se disa prej tyre mund të plotësohen edhe pas hapjes së negociatave.
Gjatë prezantimit të kalendarit të Tetorit gjerman, se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duhet të vijë nga partitë politike. Ai e quajti pjesëmarrje e PD në tryezën e Reformës Zgjedhore një sinjal për vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore. Ambasadori u shpreh se kushtet e Bundestagut duhen plotësuar në dy faza ndërkohë që reformat e ndërmarra duhet të shkojnë më thellë.
"Mund të themi se proceset e ndryshimit nga reformat e ndërmarra duhet të shkojnë edhe më thellë në aspektet sociale edhe kulturore, duke depërtuar më thellë në shoqëritë tona.
Mund të them se fjala qendrore i të gjitha reformave të ndërmarra në kontekstin e Shqipërisë në BE është termi shoqëri civile, pasi nuk do të kishin sukses pa këtë. Nëse nëntë pikat janë kushte apo detyra që duhet t?i plotësojë pas hapjes së negociatave, nëse do të hapen gjithmonë: Po, në fakt Bundestagu gjerman dha një Po edhe qeveria federale do të shkojë në Bruksel. Bundestagu luan një rol të fuqishëm edhe qeverisë federale i nevojitet ky konfirmim i Bundestagut gjerman.
Mund të themi se debati në Bundestag ishte i thellë, me njohje të angazhuara. Kjo siç tha edhe një gazetar ishte një shenjë, një dëshmi Shqipëria do të pranohet në BE.
Bundestagu ka kërkuar disa kushte që duhet të përmbushen në një fazë ta parë edhe pastaj do të përmbushen në fazën e dytë edhe kushte të tjera. Është e rëndësishme që të theksojmë siç tha edhe Soreca, se po pritet edhe së çfarë vendimi do marrin vendet e tjera të BE
Përshkallëzimin apo fazat që ishin të parashikuara në rezolutën e Bundestagut gjerman, duhet të them se kushtet që u artikuluan, ishin përpara këtij vendimi.