Report TV - 'Mos financoni PPP-të'/ Guvernatori i BSH-së i përgjigjet Bashës: Nuk ka asnjë rrezik!

Report TV 2019-10-02

Views 0

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili iu drejtua me një letër atij dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë ku u kërkon që të mos financojnë PPP-të. Argumenti që Basha përdor për këtë kërkesë është se këto PPP-të (Partneritet Publik Privat) shpesh përdoren për pastrimin e parave dhe si shembur sjellë  dy kontratat për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat. Por, Gent Sejko theksoi se nuk ka asnjë vend për alarm, pasi raporti i fundit nga 'Manival' vlerësoi bandat në Shqipëri duke shtuar se nuk ka asnjë shqetësim apo indicie për pastrim parash.

'E kemi theksuar do të ripërsëris komentet me qëndrimet. Letra e Bashës kishte të bënte me dy rreziqe, e para riskun e kredisë për financimet e PPP-ve. Bankat kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës së 2008 dhe kjo ka ndikuar edhe në kreditimin e ekonomisë. Në rastin konkret projektet e PPP-së janë specifike dhe të kushtëzuara me kritere te veçanta dhe këto kritere janë në fokus. Ne si BSH bazuar në standardet më të mira kemi miratuar rregulloret tona në lidhje me riskun dhe këtu bien edhe kriteret e riskut. Në rast se do të ketë projekte që do i plotësojnë kriteret do të jenë të financueshme këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe kjo do të kërkonte bashkimin e disa bankave për një projekt të caktuar.Kjo e vështirëson edhe më shumë miratimin e këtyre rasteve, pasi kërkon koordinimin e disa bankave. Sigurisht janë një potencial biznesi për bankat e nivelit të dytë. Ne jemi të kujdesshëm që të kemi një vazhdimësi në cilësinë e kredisë. Ne do të donim një rritje të kujdesshme të kreditimit. Janë këto kritere që bankat e nivelit të dytë janë të detyruara ti respektojnë. Banka e Shqipërisë ka ndërtuar kuadrin dhe rregulloren e nevojshme për menaxhimin e këtij risku, por edhe bankat kanë filtra risku për të ndaluar pastrimin e parasë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS