#rtvora #oranews
Edhe pse i ka shtrirë dorën për dialog opozitës, kryeministri Edi Rama refuzon të zgjidhë krizën politike me kushtet e ofruara nga Lulzim Basha. Nga ana tjetër kreu i qeverisë pranoi se Shqipëria duhet të përmbushë deri në fund të vitit kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave. Rama pranoi se vendi mund të penalizohet nga skepticizmi i shteteve anëtare të BE-së për shkak të problemeve të brendshme të unionit.
Kryeministri, Edi Rama, e konsideron të papranueshme paketën e opozitës për zgjidhjen e krizës politike.
Madje shefi i mazhorancës shkon më tej, duke e quajtur këtë situatë si një termet artificial, nga i cili të vetmit të dëmtuar janë përfaquesit e opozitës së bashkuar.
Rama: Më e rëndësishme sesa të merremi me procesin ai tha ky shkoi të merremi me njerëzit e botën reale. Tërmetet artificiale kam në dorë ti krijoj por jo ti parandaloj kur ndodh diku tjetër. Tërmetet natyrale askush nuk i ndalon dot. Ajo që kemi në dorë është të bëjmë atë që kemi në dorë. Eshtë njëlloj si një kalë me karrocë ti thotë hap krahun një treni të shpejtesisë së larte.
Edhe pse nuk pranon kushtet e Lulzim Bashës, kreu i qeverisë është i angazhuar të plotësojë deri në fund të vitit 2 kushtet e Gjermanisë me shpresën e një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.
Rama: Qoftë reforma zgjedhore sipas OSBE-ODIHR, qoftë dhe plotësimi Gjykatës Kushetutese dhe vendosja në funksionim e Gjykatës së Lartë dhe SPAK.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-komenton-bashen-termetet-artificiale-kam-ne-dore-ti-krijoj
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz