#rtvora #oranews
Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri në një fshat të Mirditës. Viktima është shtetasi Eri Zefi, i cili është gjetur nga banorët i qëlluar me plumb në një kanal kullues në fshatin Zall Xhuxhë në zonën e Fanit, vetëm 50 metra larg Rrugës së kombit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në zonë dhe ka bërë kqyrjen e trupit të pajetë. Sipas verifikimeve paraprake, 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri ndërsa forcat e rendit kanë krehur gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve edhe pse koha e vrasjes ende nuk është përcaktuar.
Viktima Eri Zefi në dokumente rezulton se është banues Adriatik të Kurbinit, por banorët dhe policia thonë se ai nuk ka jetuar aty.
Ndue Zefi autori i vrasjes në Durrës, 24 shkurt 2019
Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi 34 vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, të akuzuar për ekzekutimin e fqinjit të tij në Durrës në shkurt të këtij viti.
Më konkretisht policia tha se vëllai i të vrarit në Mirditë në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij Martin Ndreca, 45-vjeç, pas një sherri banal.
Dy ditë pas ngjarjes, autori i krimit u dorëzua në polici ndërsa dëshmitarët thanë se 45-vjeçari Martin Ndreca ishte vrarë në sy të djalit 10-vjeçar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mirdite-vritet-me-arme-zjarri-34-vjecari
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz