A ka ndikim Presidenti tek Lëvizja Socialiste për Integrim?
Presidenti Ilir Meta thotë se tentativa për të ulur në tryezën e bisedimeve palët politike për zgjidhjen e krizës, dështoi për shkak të kërkesave të tyre.
Në një intervistë për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Meta thotë se kjo ndodhi për dy arsye. E para, Kryeministri Edi Rama ishte kundër anulimit të datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Dhe arsyeja e dytë ishte refuzimi i kryetarit të PD Lulzim Basha për të mos u ulur përballë Edi Ramës si Kryeministër, por me kushtin që ky i fundit të ishte vetëm në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.
Blendi Fevziu: Z.President, pse nuk i thirrët partitë politike në një takim që të mund të arrinit një marrëveshje para se të shtynit datën e zgjedhjeve?
Presidenti Ilir Meta: Unë i kam thirrur partitë. Pengesa kryesore për të zhvilluar një tryezë të përbashkët ka qenë insistimi i Kryeministrit Rama për të mos ndryshuar datën 30 Qershor. Dhe e dyta, edhe insistimi i z.Basha për të mos u ulur në një tavolinë me z.Rama si Kryeministër. Kryeministri Rama ka nxituar që zëvendësimi i këtyre deputetëve është kryer në një manyrë të paligjshme sipas legjislacionit tonë. Nëse ai mendonte që unë kisha një ndikim te opozita, edhe nuk do të ishte keq që edhe Presidenti të ketë një ndikim te opozita për mazhorancën, ai do të priste dy ditë sa të kthehesha unë nga Gjermania dhe do të kërkonte një proces për normalizimin.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Presidenti Meta ka ndikim tek Lëvizja Socialiste për Integrim, kreu i shtetit mohoi një gjë të tillë.
Blendi Fevziu: A mund të ndikonit ju tek LSI, një parti të cilën e keni themeluar vetë, e keni drejtuar vetë dhe sot drejtohet nga bashkëshortja juaj?
Presidenti Ilir Meta: Zero ndikim tek LSI...
Për më shumë vizitoni www.tvklan.al/lajme