Report TV - Soreca: Shqipëria transformim të thellë, Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas

Report TV 2019-10-04

Views 0

Padrejtësia në çfarëdolloj vendi është kërcënim dhe rrezik për drejtësinë", ky është citim i Martin Luter King. Në rast se padrejtësia ndikon një qytetar të vetëm, atëherë është thyer kontrata sociale. Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë se u siguron barazinë qytetarëve, një sistem funksional drejtësie është themeli i demokracisë. Zbatimi i ligjit jep frymëzime për tu ndjekur në vendet e tjera. BE është krenar që ka punuar pa fund që ka mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi. Reformat ndodhin jo se i kërkojmë ne, por qytetarët shqiptarë kanë qenë të parët që kanë vuajtur nga një sistem drejtësi që kishte dështuar, dhe ata e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Një pronë e vjedhur ndër vite për arsye të një gjyqtari të korruptuar, apo një kriminal që nuk dënohet, është legjitimiteti i reformës në drejtësi tek i cili e kanë shpresën shqiptarët. Po t'i hedhim sytë në të shkuarën 3 vitet e fundit shumë pak vende në botë kanë bërë këtë transformim të thellë dhe kanë pasur këtë monitorim ndërkombëtar. 40 ligje të reja u ndryshuan që kishin të bënin me qeverisjen e gjyqësorit,. rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk janë më pjesë e drejtësisë. Gjyqtarët që kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më. Duhet ti japim meritë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e humbën busullën e integritetit. Sistemi i ri i drejtësisë është një realitet në të cilin nuk do të ketë kthim pas. Tek kjo reformë i kanë hedhur sytë edhe vendet e rajonit.

Pritshmëria është e lartë që të kemi Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Qytetarët mezi presin krijimin e BHK dhe SPAK. Detyra kolektive është të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi. BE do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë, dhe gjatë 3 viteve në vijim do të ketë burime të tjera financiare me 42 milionë euro që janë programuar për drejtësisë. dhe 34 milionë euro do t'i jepen Shqipërisë për buxhetin për drejtësinë.

Share This Video


Download

  
Report form