Prokuroria ka ankimuar në Apel, vendimin e Gjykatës për Krime të Rë" />
Prokuroria ka ankimuar në Apel, vendimin e Gjykatës për Krime të Rë"/>

Ora News - U dënua vetëm për "shpërdorim detyre", Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

Ora News Lajme 2019-10-04

Views 0

#rtvora #oranews

Prokuroria ka ankimuar në Apel, vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri.

Palët do të vazhdojnë betejën ligjore në Apel në kushtet kur Krimet e Rënda e dënuan Tahirin vetëm për "Shpërdorim detyre", duke rrëzuar akuzat e rënda të ngritura nga prokuroria për "grup të strukturuar kriminal" dhe "trafik droge".

Ndërkohë një ditë më parë të njëjtën gjë bëri edhe vetë Tahiri duke apeluar vendimin. Dënimi me 5 vite burg për Tahirin u konvertua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Nga ana tjetër Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vjet burg për të.

Çështja ndaj Tahirit ka marrë edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët komentuan vendimin e Krimeve të Rënda dy javë më parë.

Edhe pse e konsideroi hap pozitiv për dënimin e çdo personi, SHBA e cilësuan shkurajues vendimin vetëm për shpërdorim detyre. Ndërsa deputetë të Bundestagut gjerman theksuan se me këtë vendim nuk mund ti hidhet hi syve askujt duke nënkuptuar se ishin të zhgënjyer me të.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-ankimon-vendimin-ish-ministrin-tahiri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form