pa gjurme 4 10 2019 ARKIV Emisioni 'Pa Gjurmë' në Report Tv u ndal në historinë e Gëzim Kicës, të humbur prej 10 marsit të viti 2008 kur ka kryer një telefonatë të fundit me kunatin e tij ku e ka njoftuar se po shoqëronte një grup klandestinësh, përmes së cilëve kryente edhe transportin e drogës.
"Telefoni i tij rezultoi i hapur për 2 vite pas zhdukjes. Për vite me radhë në numrin e vëllait më përgjigjej një shtetase greke, thoshte nuk është këtu, nuk është ai që kërkoni ju", tha në studion e Pa Gjurmë, vëllai i tij.