Braçe: Prokurori Ndoja nisi hetimet kundër kreut të Kadastrës Durrës nga kallëzimi i një qytetari

Report TV 2019-10-05

Views 2

TIRANE - Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zbuluar se nga se nisën hetimet për kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Në një konferencë për mediat, ai tha se prokurori Arjan Ndoja ka nisur hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, që në deklarimet e tij as nuk e përmend në asnjë rresht drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, që dje u la nga Gjykata e Durrësit në masë arresti me burg.

"Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyrë e imja të dëgjoj akuzën. mbrojtjen në një proces që duhet të jetë i hapur transparent dhe i mbështetur në prova. Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare që ka servirur me gazetarët e tij prokurori, dhe që kanë raportuar në mirëbesim të një prokurori disa media. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot, nuk ka të bëje më grabitje dhe tjetërsim pronash.

Share This Video


Download

  
Report form