Në datë 11 Shtator, Isuf Gega 42 vjeç babi i dy fëmijëve humbi jetën si pasojë i një dhimbje në gjoks teksa kishte shkruar me urgjence pranë spitalit të Prrenjasit. Ai ndërrojë jetë pas 25 minutash pasi ishte paraqitu në spital, teksa mjeku Patolog Sami Agolli gjatë vizitës i kishte thënë familjarëve se nuk kishte probleme kardiake.
Ndërkohë në skedën e vdekjes së 42-vjeçarit, është shkruar në rrethana ende të paqarta se ai ka ndërruar jetë në banesë. Në lidhje me këtë problem ka ngritur shqetësimin e tij vëllai i viktimës, Ramazan Gega i cili kërkon të dijë se pse në skedë është shkruar së vëllai i tij ka vdekur në banesë në një kohë që ai vetë së bashku me bashkëshorten e të ndjerit e kanë çuar në spital ku i është edhe mjekimi paraprak.
Ramazani shprehet se e ka dërguar vëllanë në spital rreth orës 23:50 minuta dhe në skedën e vdekjes ora shënon 00:15 kur ai ka ndërruar jetë. Ndër të tjera vëllai i viktimës kërkon që të dijë edhe shkaqet e vdekjes pasi atij i është thënë se nuk vuante nga zemra.