'Pa Gjurmë' zbulon skenarin tronditës/ Dëshmia: Si vriten emigrantët në det të hapur nga Indonezia

Report TV 2019-10-07

Views 0

TIRANË- Pa Gjurmë ka zbuluar fakte tronditëse nga rrjeti i transportimit të emigrantëve drejt Australisë drejt Indonezisë. Pas arrestimit të Luan Bundos, administratorit të agjencisë e cila i mori 13 mijë Euro një 32-vjeçari i cili humbi më pas kontaktet me familjarët, Pa Gjurmë ka siguruar dëshminë e një emigranti i cili aktualisht jeton në një kamp të Australisë. Ai tregon gjatë një lidhje telefonike se shumë emigrantë mund të vriten në det të hapur, disa prej tyre u merren paratë e më pas hidhen në det nga indonezianët.

"Unë kam një fakt nga viti 2014, ca kushërinjtë e mi kanë ardhur këtu, kanë mbërritur në Australi dhe janë nisur nga Indonezia. Fakti që ai është nisur nga Indonezia është shumë dyshues, se ky kushëriri im thotë kanë qenë tre veta që kanë ardhur këtu dhe një moment kur kanë shkuar në det që kanë ndenjur pak shumë. Ato personat kanë qenë të armatosur dhe i kanë vënë armën dhe i kanë thënë: në ujë. Njëri prej shqiptarëve ka pasur një thikë me vete dhe ia ka vënë thikën njëri prej atyre dhe i ka thënë: ose te gjithë në ujë ose dalim të gjithë jashtë. Pastaj kanë vazhduar derisa ka ardhur policia australiane dhe i ka kapur, janë dorëzuar në polici, kanë mbërritur në një kamp në Australi. Australia është shtet liberal dhe nuk mund t'i bëjë ato gjëra ti mbaj nëpër kampe, mos me treguar apo me i shfrytëzuar, nuk ndodh kurrë. Këtu ka njerëz që janë nëpër kampe këtu, që janë prej 7 vitesh, 10 vitesh. Nuk është së i ndalohen të drejtat për ti dhënë një mesazh, një telefonatë familjes, këtu ato që i mbajnë nëpër kampe i trajtojnë shumë mirë edhe i nxjerrin jashtë, i shëtisin dhe nuk e ndalojnë askënd të kthehet në Shqipëri. Por fakti që Mensuri ka qenë i vetëm kur është nisur shpresat janë të pakta, ata mund t'i kenë marrë paratë. Edhe në atë kohë që ka ardhur ai në 2014 ka qenë një kohë që kush shkonte nëpër kampe nuk dilte më me dokumente jashtë. Para 2014 dilnin me letra, të rregullta", tregon emigranti.

Share This Video


Download

  
Report form