Baton Haxhiu: Albin Kurti ka vetem nje rruge

RTV KLAN 2019-10-07

Views 2

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, tha se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka vetëm një rrugë për koalicion paszgjedhor, dhe ajo është koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

?Albin Kurti ka vetëm një rrugë, vetëm LDK. Sepse ai duhet të ketë ashtu siç e ka premtuar 60 vota shqiptare që të mos varet nga Lista Serbe. Për këtë arsye, koalicionin mund ta bëjë vetëm me LDK, sepse mundësitë për një gjë tjetër janë të kufizuara. Kadri Veseli ka thënë se do të dalë në opozitë dhe se do të kërkojë sqarime nga Kurti për ato që ai ka kundërshtuar në 5 vitet e fundit.?

Për Baton Haxhiun, rezultati nuk ishte surprizë, ?pasi kjo votë refuzuese për pushtetin ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Por në zgjedhjet e kaluara në momentet e fundit u bë një koalicion i madh mes tri partive politike.?

Ai tha se është pritur që nëse do të kishte garë vetëm mes partive politike, do të fitonte LDK ose LVV. ?Unë jam i lumtur që LVV dhe Albin Kurti do të kenë rastin që të mos jenë opozitar më për arsye se miti i opozitarizmit të Vetëvendosjes nuk do të jetë më prezent më prezent në Kosovë. Ata do t?i provojmë duke hyrë në qeveri.?

Haxhiu tha se Kurti do të negociojë me Kryetarin e LDK, Isa Mustafën, sepse kjo parti edhe më herët e ka bërë të ditur se edhe sikur të fitonte zgjedhjet, Vjosa Osmani do të ishte e mandatuar për kryeministre ndërsa Mustafa për negociata./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS