Report TV - Vlorë, goditën 56-vjeçarin për vdekje, dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Report TV 2019-10-09

Views 0

Goditën 56-vjeçarin Stavri Mino për vdekje, lihen në burg tre persona. Gjykata ka vendosur  burg pa afat për 56 vjeçarin Agron Hametin, dhe 30 ditë burg për dy të tjerët, Astrit Hametin 48 vjeç dhe Nusret Hodën 57 vjeç.

Stavri Mino u raportua fillimisht se vdiq aksidentalisht, por më pas rezultoi se kishte humbur jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga këta tre persona për motive pronësie. 

Pas ngjarjes policia njoftoi se 'pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ra në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme'. Ndërsa disa prej dëshmitarëve thanë se ishte aksident duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, 'por rrëshkiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë'.

Por pas autopsisë në trupin e viktimës u zbulua e vërteta, pasi u konstatuan shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër ku  banonin personat e përfshirë në sherr.

Share This Video


Download

  
Report form