“Kam qare nje here tek “Rudina”, nuk e bej dy”

RTV KLAN 2019-10-10

Views 1

Ai është një ndër koreografët më të njohur në fushën e kërcimit, ku numëron me qindra koreografi që mbajnë firmën e tij. Pothuajse dy dekada punë të palodhshme në televizion, koncerte, festivale dhe emisione. Albi Nako kësaj radhe vjen me një mision të ri. Më datë 1 Tetor ai hapi dyert e akademisë së tij ?Albi Nako Dance Akademy? ku mund të bëhen pjesë të gjithë atje që kanë pasion kërcimin. I ftuar sot në emisionin ?Rudina? sëbashku me balerinën Alba Hoxha, koreografi tregoi se prindërit e tij në 50-vjetorin e martesës së tyre kanë kërcyer sëbashku në akademinë e të birit.
Menjëherë pas insertit ku pa prindërit e tij, Nako i emocionuar tha se ndihet me fat që i ka të dy prindërit.
?Është fat unë i kam prindërit dhe jetoj me ta, sepse nuk jemi të përjetshëm në këtë jetë dhe lum unë që i kam?, tha Nako.
Por fjalën e tij menjëherë e ndërpreu balerina duke i thënë të mos qaj. Koreografi reagoi menjëherë duke kujtuar se para disa muajsh ka qarë në emisionin ?Rudina? pas videomesazhit që i kishte dërguar ish-bashkëshortja e tij, balerina Klaudia Pepa.
Albi Nako: Kam qarë një herë këtu dhe nuk qaj dy herë. Një herë qajnë burrat thonë dhe unë kam qarë tek ?Rudina?. Ekskluzivisht për ty qava dhe bëra dhe prova para se të qaja, sigurisht.
Rudina Magjistari: Ka hyrë në histori ama..
Albi Nako: Po, ka hyrë në histori sigurisht. Gjërat këtu tek ty ngelin gjithnjë në histori. Nuk qaj më. Por Alba ngaqë i kanë marrë patentën së fundmi hyn me të kuqe në bisedë dhe prishi atmosferën, por s?ka gjë Alba. Kujdes mishrat e dhëmbëve./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form