http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas arrestimeve të ndodhura tek ?Unaza e Re?, Partia Demokratike ka paditur Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Punonjësit e Policisë së Shtetit. Sipas demokratëve uniformat blu kanë dhunuar protestuesit dhe kërkojnë nga Prokuroria që të nisë hetimin ndaj këtyre zyrtarëve të Policisë së Shtetit. Ndër të tjera në padi e depozituar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në Prokurori kërkohet edhe pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.