#rtvora #oranews
Janë më shumë se 600 pacientë që kanë marrë shërbim në Njësinë e re të Senologjisë në spitalin rajonal të Durrësit, spitali i parë pas QSUT, ku ofohet diagnostikimi, ndërhyrja dhe trajtimi i të gjitha formave të tumoreve të gjirit.
Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se ky shërbim përmbush objektivin për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit për gratë.
?Nuk është më e nevojshme të shkosh në Tiranë për kirurgjinë e gjirit, pasi këtu në Durrës ofrohet i njëjti shërbim specialistik për trajtimin e plotë të tumoreve të gjirit. Besoj, ja kemi arritur të ofrojmë shërbimin afër vendbanimit për një fashë shërbimesh që nuk ofroheshin më parë?, tha Manastirliu.
Duke theksuar se sot gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për trajtimin me kemioterapi, Manastirliu lajmëroi hapjen e një qendre të re në spitalet rajonale.
?Një ndër shërbimet që po përmirësojmë vit pas viti është shërbimi afër vendbanimit për sa i përket njësive të kemioterapisë që ofrojnë shërbim në QSUT dhe në 6 spitale rajonale, në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Fier dhe shumë shpejt brenda këtij viti ne do të hapim njësinë e kemioterapisë në Lezhë?, tha Manastirliu.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/manastirliu-ne-durres-trajtimi-me-herceptine-falas-afer-vendbanimit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz