#rtvora #oranews
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues të tjerë janë shoqëruar në Policinë e Tiranës pas protestës së banorëve të Unazës së Re.
Mësohet se disa prej të shoqëruarve janë shtetasit Dritan Noku, Arend Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra dhe Ervis Hysneli, të cilët ishin të ulur në një lokal pas përfundimit të protestës.
Personat e shoqëruar në polici nuk do të lirohen, por pritet që të lëshohet edhe flet arresti.
Gazetari i Ora News, Eljo Laze raporton se të shoqëruarit do të mbahen për 72 orë, ku më pas do të dalin edhe në gjykatë për masë sigurie.
Në drejtorinë e Policisë shkuan edhe përfaqësues të PD.
Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij akuzoi Ramën se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milionë euro me Unazën.
Basha: Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të unazës së re, si dhe të devijonin lumin e lanës për ti dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro.
Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën që tashmë e gjithë bota e tregon me gisht, sepse përmes parave të drogës dhe të krimit shkeli ligjet amerikane, shkeli ligjet e fushatës së presidentit Obama. Dy persona janë dënuar me burg, por për Edi Ramën, prokuroria e kapur dhe majonetat kamikazët politik në prokurori dhe gjykata nuk hapin hetime.
Ne luftojmë për kushtet dhe ligj. Ne luftojmë sonte tek Unaza e Re për të gjitha këto vlera me të cilat do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/banoret-e-unazes-se-re-bllokojne-rrugen-ne-proteste-edhe-basha
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz