http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të hënë të 14 tetorit nis viti i ri akademik për studimet bachelor. Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik.Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin e saj në facebook, u ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik.Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin."Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja".