Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova, ka vizituar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për të uruar atë për rezultatin e zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Nëpërmjet një komunikate për media, Vetëvendosje konfirmon se Apostolova procesin zgjedhor e ka cilësuar si të suksesshëm në përjashtim të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve lokal.
Ajo e ka cilësuar të rëndësishme krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve në mënyrë që t?i hapen rrugë edhe alokomit të fondeve të Bashkimit Evropian.
Kurti ka përmendur nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kurse sa i përket zarfeve të dërguara nga Serbia autoritetet kosovare janë në kërkim të një laboratori ndërkombëtar për ekzaminimin e tyre.
Derisa kanë dalë rezultatet e analizave të komisionerëve, të cilët patën reaksione alergjike pas hapjes së këtyre zarfeve. Sipas rezultateve, pacientët nuk kanë sëmundje infektive. Ndërsa pacientët vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.
Deri në përfundimin e rezultateve përfundimtare KQZ nuk do të marrë vendim se si do të veprojë me këto zarfe. Dy ditë më parë gjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia komisionerët e KQZ-së kanë pasur reaksione alergjike dhe është ndërprerë procesi i numërimit të votave.